Shqiptari niset për Paris për të nxjerrë kushëririn nga burgu, ja çfarë kishte marrë me vete

Kronikë e zezë

Shqiptari niset për Paris për të nxjerrë kushëririn nga burgu, ja çfarë kishte marrë me vete

Më: 4 janar 2017 Në ora: 12:37
Pamje nga Parisi, foto ilustruese

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Francë, dhe protagonistë janë dy shqiptarë. Mediat franceze shkruajnë se një i ri nga Shqipëria, i quajtur Klejvis B., u dënua me 4 vite burg, ndërsa kushëriri i tij Tualant T., u dënua me 6 muaj burg.

Dënimet janë dhënë pasditen e së hënës nga Gjykata Penale në Tournai. Sipas mediave vendase, shqiptari Tualant T kishte udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria në drejtim të burgut Leuze-en-Hainaut të Francës, për të mundësuar lirimin nga burgu të kushëririt të tij.

Plani i arratisjes ishte organizuar nga Klejvisi. Udhëtimi ka nisur mbrëmjen e 10 prillit të vitit të shkuar.

Shqiptari kishte marrë me vete një palë shkallë, një litar dhe një prerëse të telave. Sipas mediave franceze, Taulantit i është gjetur edhe një armë, por ai ka deklaruar se nuk kishte pasur ndërmend kurrë ta përdorte.

Ai është dënuar për vepra penale që lidhen me shitjen e narkotikëve. Pjesë e planit të arratisjes së dështuar ishte edhe një person i tretë, por që nuk u identifikua kurrë.

Taulant T. Ishte person me precedentë penal, ndërsa është dënuar dy herë në Itali rreth vitit 2009. Plani i arratisjes dështoi për shkak se të gjitha hallkat e sistemit të sigurisë kishin funksionuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat