Sekuestrohen dy armë në Suharekë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë në Suharekë

Më: 5 janar 2017 Në ora: 10:24
Ilustrim

Hetues të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren, gjatë intervistës me një person të dyshuar, kanë kuptuar se i njëjti posedon një armë zjarri të llojit kallashnikov.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Suharekë, përcjell Bota sot.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me ç’ rast janë marrë pëlqimet nga prokuroria dhe gjykata për bastisje. Gjatë bastisjes është gjetur arma- pushkë automatike- me gjashtë fishekë në karikator e cila është sekuestruar dhe e njëjta së bashku me shkresat e lëndës do t’i kalojë prokurorisë për proceduar të më tejme.

Ndërkaq, Policia e Suharekës e ka sekuestruar një pistoletë të llojit TT M 57 ngase i dyshuari në cilësi të krushkut - pasi po martonte nipin - ka shkrehur në ajër 8 fishekë nga pistoleta  në fshatin  Bukosh e që krismat i kishte dëgjuar edhe një patrullë policore e cila ka reaguar. I dyshuari është gjetur në fshatin Dobërdelan dhe është pyetur për ngjarjen. I njëjti ia ka dorëzuar një pistoletë policisë. Në të dy rastet, të dyshuarit janë lënë të lirë ndërsa kallëzimet penale do të procedohen sipas procedurës së rregullt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat