Ish polici rus vrau 81 femra

Kronikë e zezë

Ish polici rus vrau 81 femra

Më: 11 janar 2017 Në ora: 13:25
Ish polici rus Mihail Popkov

Ish polici rus Mihail Popkov ka pranuar se është përgjegjës për vdekjen e 81 grave, ndërsa tash veç vuan burgim të përjetshëm pasi është dënuar për 22 vrasje.

Siç shkruajnë mediat botërore ai është vrasësi i tretë serik në histori pasi që në burg pranoi se ka vrarë 59 femra, përveç 22 për të cilat është dënuar.

Me origjinë nga Siberia, Popkov ka dhunuar  femra të  reja, ku pastaj i ka vrarë me sëpata, thika dhe me kaçavida për më shumë se 18 vjet.

Vetëm dy persona janë regjistruar në kronikat e zeza si më mizor se sa Popkov. Luis Gravito ka pranuar se ka vrarë 138 të rinj në Kolumbi, derisa Pedro Lopes është përgjegjës për dhunimin dhe vrasjen e 300 vajzave ne Kolumbi, Ekuador dhe Peru.

Ekspertët besojnë se Popkov ka pranuar të gjitha krimet në mënyrë që t’i ikë transferimit nga burgu ku aktualisht gjendet në burgun e sigurisë së lartë ku do të kalojë pjesën e mbetur të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat