Dërgohet në QKUK gruaja që u rrah nga burri

Kronikë e zezë

Dërgohet në QKUK gruaja që u rrah nga burri

Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:14
ilustrim

Për shkak të lëndimeve të marra nga dhuna fizike e burrit, viktima është dërguar në QKUK.

Policia ka arrestuar një qytetar nga Malisheva, i cili e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të përditshëm policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Këtë rast, Policia po e trajton si “dhunë familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat