I ofron 35 mijë lekë policit rrugor për t'i shpëtuar gjobës, arrestohet

Kronikë e zezë

I ofron 35 mijë lekë policit rrugor për t'i shpëtuar gjobës, arrestohet

Më: 24 janar 2017 Në ora: 08:32
Pamje nga arrestimi i qytetarit nga Korça

Një tjetër rast i mbetur në tentativë për të korruptuar punonjësin e policisë ka rezultuar fatal për një qytetar, këtë herë nga qyteti i Korçës.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Selim, 46 vjeç, banues në Korçë. 

Sipas të dhenave zyrtare arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr 8 në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA475OR i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 3 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale:   “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat