Konfiskohen armë pa leje

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë pa leje

Më: 28 janar 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Policia e Kosovës në raste të ndara ka konfiskuar një sasi të armeve që mbaheshin pa leje. Armët janë konfiskuar në lokalitete të ndryshme të Kosovës.

Në Prishtinë Policia ka konfiskuar një armë zjarri TT me një karikator me gjashtë fishekë te cal.  7.62 mm. Po ashtu në Prishtinë tek një qytetar tjetër ka konfiskuar një AK-47.

Kurse në Ratish të Deçanit dhe në Lubishë po ashtu të Deçanit, janw konfiskuar dy armw zjarri AK-47.

Kurse mesë shumti armatim është konfiskuar në Tushilë të Skenderajt, pasi tek dy të dyshuar janë gjetur dy armë gjuetie, një pushkë karabinë, një pistoletë M-57 , 89 fishekë të cal. 12 mm dhe një palë dylbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat