Të shtëna me armë në Tiranë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Tiranë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 12:02
Ilustrim

Të shtëna me armë janë shënuar paraditen e sotme në kryeqytet.

Më datë 05.02.2017, rreth orës 09:30, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se në Shish Tufinë, tek Qendra Tranzitore e Emergjencave, ka një konflikt midis disa shtetasve. 

"Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, të cilët janë ndihmuar edhe nga ushtarët e vendërojes së laboratorit të Ushtrisë, për normalizimin e situatës dhe shoqërimin e personave të përshirë në konflikt. Pas largimit të shërbimeve të Policisë, të afërmit e të shoqëruarve kanë filluar të sulmojnë me gurë shërbimin e vendrojës së ushtrisë, i cili është detyruar të bëj qitje në ajër, për tu shmangur sulmit të romëve, deri në afrimin e shërbimeve të policisë", njofton policia.

Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personave të cilët dyshohen të kanë qëlluar me gurë. Po kryhen veprime për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat