Policia greke kap 4 shqiptarë

Kronikë e zezë

Policia greke kap 4 shqiptarë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 13:49
Droga e konfiskuar

Policia greke arrestoi 4 shqiptarë në zonën e Follorinës, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shqiptarëve të arrestuar iu sekuestruan 121 kg kanabis, e paketuar në 7 çanta udhëtimi.

4 shqiptarë të moshës 21, 26, 31 dhe 46 vjeç, u arrestuan në pyjet e Vatohorit, në Follorinë, teksa po ecnin me këmbë, pak km larg nga pika doganore e Kapshticës.

Katër të arrestuar janë dërguar në Prokurorinë e Kosturit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat