Fsheh thasët me kanabis në hambar.
Një sasi prej 41 kg kanabis sativa e futur në thasë ishte fshehur mes barit të thatë në një ambient të improvizuar në fshatin Dom Pukë.
Droga u gjet në afërsi të banesës së Ndue Lalajt, 49 vjeç. Arrestimi i tij u bë më 10 shkurt 2017
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.