Grabitet me armë zjarri karburanti, autorët hapin zjarr në drejtim të policisë

Kronikë e zezë

Grabitet me armë zjarri karburanti, autorët hapin zjarr në drejtim të policisë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 09:21
Foto Ilustruese

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Korçë – Kapshticë.

Pre e grabitësve ka rënë një pikë karburanti në afërsi të fshatit Dishnicë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se autorët dyshohet të kenë qenë të paktën 3 persona. Pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, ata kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Më pas grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat