Përleshje me armë mes policisë dhe grabitësve

Kronikë e zezë

Përleshje me armë mes policisë dhe grabitësve

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 10:22
Ilustrim

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mes policisë dhe në grupi kriminal në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit, ku tre persona të maskuar kanë tentuar që të grabisin një pikë karburantit në Dishnicë të Korçës.

Tre grabitësit nën kërcënimin e armës kanë vjedhur në ambientet e brendshme të një pike karburanti, një sasi lekësh. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Më pas këta shtetas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Nga ana e policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon  për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat