Polici plumb kokë shqiptarit, nuk iu bind urdhrit për tu ndalur

Kronikë e zezë

Polici plumb kokë shqiptarit, nuk iu bind urdhrit për tu ndalur

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 22:53
Pamje nga vendi ku ka ndodhur vrasja

Një shqiptar dyshohet se është plagosur me pistoletë nga policia mbrëmjen e së premtes dhe ndodhet në vdekje klinike. Ngjarja është regjistruar në Monte San Giusto, Itali. I riu ishte duke drejtuar një automjet të vjedhur dhe po tentonte që të shtypte dy oficerët e policisë, të cilët ishin në krye të detyrës dhe po kryenin kontrolle për disa hajdutë në zonë.

Mediat italiane shkruajnë se  i riu 30-vjeçar ende nuk është identifikuar, por në xhep kishte një certifikatë shqiptare dhe asnjë dokument tjetër. Ai mund të ketë emra të ndryshëm dhe për ta verifikuar do të duhen të merren shenjat e gishtave.

Një makën, e dyshuar si e vjedhur nuk i ndalon  postbllokut të policisë dhe një nga efektivët nxjerr pistoletën dhe e qëllon në kokë të riun që ishte duke drejtuar makinën. Tani ndodhet në gjendje kome në spitalin e Macerata-s. Ngjarja ka ndodhur në Monte San Giusto (Macerata), në rrugën don Minzoni, përpara se ora të shënonte 19:00, të së premtes.

Duket se djali ishte në shoqërinë e dy të rinjve të tjerë të cilët tashmë do tu duhet që të dëshmojnë.  I plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën dhe shanset që të mbijetojë janë të pakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat