Drogë në burgun e Durrësit, dyshohet se e fusin familjarët

Kronikë e zezë

Drogë në burgun e Durrësit, dyshohet se e fusin familjarët

Më: 1 mars 2017 Në ora: 11:41
Burgu

Policia ka gjetur në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit lëndë narkotike, dhe tashmë po kërkon të identifikojë autorët.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, rreth orës 09.30 të së martës, në tubat e ajrimit të I.E.V.P Durrës u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 110.5 gr hashash dhe 4.5 gr heroinë.

Hetimet kanë nisur për veprën penale të prodhimit dhe shitjeve të narkotikëve, ndërsa po hetohet edhe futja e drogës në ambientet e burgut.

Shpesh kanë qënë familjarë të të burgosurve që janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin drogë gjatë orarit të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat