Arrestohet për disa vjedhje në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet për disa vjedhje në Prizren

Më: 2 mars 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Policia ka është arrestuar në Prizren një person i cili para tre muajve kishte kryer disa vjedhje të rënda e që për dy sosh policia e Prizrenit tanimë ka siguruar prova të besueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar.

Hetuesit thonë se me datën 28 nëntor të vitit të kaluar, i dyshuari kishte depërtuar me forcë në marketin “Ibra Trade” në rrugën “Shotë Galica” dhe nga aty kishte vjedhur cigare të llojeve të ndryshme; dy telefona celularë dhe gjësende tjera ushqimore.

Po ashtu, është zbuluar edhe vjedhja që kishte ndodhur me datën 11 shkurt 2017 në furrën “Zyberi”  që ndodhet në rrugë “Reshat Karjagdiu” me ç’ rast ishin vjedhur para të gatshme.

Hetuesit po punojnë për ndriçimin e rasteve tjera që dyshohet t’i ketë kryer ky i dyshuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët nën masën e arrestit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat