Aksidenti në Lushnje, vdes studentja e mjekësisë e plagoset motra e saj

Kronikë e zezë

Aksidenti në Lushnje, vdes studentja e mjekësisë e plagoset motra e saj

Më: 2 mars 2017 Në ora: 18:54
ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme te vendi i quajtur “Bishti i Zhurit” në aksin Kavajë-Lushnje.

Burime të Policisë, bëjnë me dije se një automjet tip “Mercedez-Benz” ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Për pasojë ka gjetur vdekjen studentja Jonisa Toromani, 23 vjeçe dhe është plagosur motra e saj B.T. 20 vjeçe.

Edhe pse Jonisa Toromani u dërgua në Spitalin e Lushnjës ajo nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia për ngjarjen ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Alvi Rrasa, 25 vjeç, banues në Elbasan, shkruan “Panorama”.

Ndërkohë, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për humbjen e studentes.

MESAZHI I UMT-së

Të dashur studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,

Me hidhërim të thellë, Ju njoftojmë se studentja e vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë, zj. Jonisa Toromani, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
Përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat