Kush është fieraku që u arrestua me kokainë ditën e sotme

Kronikë e zezë

Kush është fieraku që u arrestua me kokainë ditën e sotme

Më: 5 mars 2017 Në ora: 09:14
Ilustrim

Në prangat e policisë së Fierit ka rënë një 26-vjeçar pasi është kapur me disa doza kokaine.

Burime zyrtare nga blutë e Fierit bëjnë me dije se është arrestuar Ervin Sulejmani, 26 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Ai u kap në vendin e quajtur “Kryqëzimi i QTU” Fier, ku iu gjetën dhe iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat