Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Këlcyrë. Një 30-vjeçar, i cili dyshohet që të jetë me probleme mendore i ka prerë kokën një të moshuari.
I riu ka përdorur mjete prerëse për t'i prerë kokën 66-vjeçarit në fshatin e quajtur "Ujë i Mirë".
Njoftimi paraprak i policisë:
Njoftohemi se në fshatin “Uji i Mirë”, Njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, shtetasi Alban Voda, 30, vjeç, i ka prerë kokën me mjete prerëse ( thikë) shtetasit N.H., 66 vjeç.
Autori dyshohet se vunate nga çrregullime mendore dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Përmet.