Sekuestrohet një armë dhe dogë në Suharekë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë dhe dogë në Suharekë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 13:00
Ilustrim

Në orët e mbrëmjes, policia në Suharekë ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në një lokal të basteve në Grejkoc të Suharekës një person dyshohet të jetë i armatosur.

“Një patrullë ka dalë për verifikim të informatës ne vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të ushtruar ndaj dy të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë  e llojit “Ekol special 99” e kalibrit 7.65mm me dy fishekë në karikator; një boks metalik dhe një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë dhe tek tjetri është gjetur një vegël gjysmë çekan gjysmë sopat dhe sasi e substancë së dyshuar për narkotik”, bën të ditur policia përmes një njoftimi për media.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës sipas policisë,  do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat