Zbulohen fakte tronditëse për djegien e shtëpisë së biznesmenit

Kronikë e zezë

Zbulohen fakte tronditëse për djegien e shtëpisë së biznesmenit

Më: 9 mars 2017 Në ora: 23:36
Pamje nga vendngjarja

Ende nuk dihen autorët që shkaktuan zjarrin mbrëmjen e shkuar në banesën e një biznesmeni në Vlorë, e cila dyshohet të jetë edhe grabitur përpara se të shpërthenin flakët.

Burimet nga organi i hetimit thonë paraprakisht se dy persona që besohet të ishin të pajisur me automatikë dhe me kapuça në kokë, kanë hyrë në banesën e biznesmenit të ndërtimit në katin e 6-të një pallati në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Sipas dëshmitarëve, dy personat e armatosur kanë dalë me dy çanta të mëdha prej andej, por nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të tyre.

Një fakt tjetër, është se sirtarët dollapëve janë gjetur të hapur, çka ngre dyshime se grabitësit kanë kryer kontrolle të shumta në banesë.

Nuk dihet nëse çanta ka para apo sende me vlerë. Dyshime të mëdha ngrihen edhe për mënyrën se si ata kanë hyrë në banesë, pasi me vete nuk kanë pasur sende të forta siç mund të ndodhë për të shqyer bravën e derës, por një palë çelësa, duke hyrë kështu me lehtësi brenda objektit. Për këtë arsye, në pyetje janë marrë të afërm të biznesmenit. Ky nuk është rasti i parë që biznesmeni përballet me probleme të tilla. Pak muaj më parë, atij i është djegur edhe automjeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat