Vrasja në familjen e biznesmenëve, dëshmia e shqiptares ‘fundos’ ish të dashurin

Kronikë e zezë

Vrasja në familjen e biznesmenëve, dëshmia e shqiptares ‘fundos’ ish të dashurin

Më: 12 mars 2017 Në ora: 12:13
ilustrim

Burgim të përjetshëm është dënimi që ka kërkuar prokurori i Milanos Gaetano Ruta, për 44-vjeçarin Sandro Tromboni, sipërmarrësi 44-vjeçar i akuzuar për vrasjen me paramendim të vëllait të tij Luca, 50 vjeç, në kompaninë e faljes “Tromboni srl”, në Rozzano, komunë në periferi të Milanos. Ngjarje e ndodhur në mars 2015.

Sandro u arrestua një vit më pas, në mars 2016, mbi bazën e informacioneve të dhëna nga ish e dashura e tij shqiptare, raporton “La Repubblica”.

Gruaja, kishte deklaruar se më 22 mars, dy ditë pas vrasjes së Luca Tromboni,-t, Sandro i kishte treguar se i vëllai i madh ishte vrarë me 3 të shtëna pistolete kur ende, askush nuk e dinte me siguri, për shkak se rezultatet e autopsisë dolën tre ditë më pas.

Sipas akuzës së ngritur nga prokurori Ruta, motivi i vrasjes lidhet me probleme në menaxhimin e kompanisë që prodhonte vida e bulona.

Luca Tromboni ishte larguar nga biznesi i familjes, duke ia lënë drejtimin vëllait të vogël Sandro, i cili për një kohë të shkurtër ka grumbulluar borxhe prej rreth 800.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat