Persona të armatosur grabisin një bankë në kryeqytet

Kronikë e zezë

Persona të armatosur grabisin një bankë në kryeqytet

Më: 15 mars 2017 Në ora: 15:58
Ilustrim

Një grabitje me armë ka ndodhur në filialin e një banke e cila gjendet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngusht me zyrtarë të bankës.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  të dyshuarit e mundshëm.

“Deri tani policia ka arrit të gjejë,  veturën e tipit Audi,  me të cilën janë larguar të dyshuarit, e cila do të konfiskohet për ekzaminim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat