Një i arrestuar për posedim armësh dhe drogës

Kronikë e zezë

Një i arrestuar për posedim armësh dhe drogës

Më: 16 mars 2017 Në ora: 12:35
Ilustrim

Dy armë zjarri dhe tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana janë konfiskuar gjatë një bastisjeje në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Pjesëtarët e policisë me këtë rast kanë prangosur një të dyshuar mashkull të nacionalitetit shqiptar, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat