Një i vrarë, disa të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Ohio

Kronikë e zezë

Një i vrarë, disa të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Ohio

Më: 26 mars 2017 Në ora: 23:11
Armë zjarri në Ohio

Zyrtarët në Sinsinati të shtetit të Ohios, bënë të ditur se të paktën një person u vra dhe 15 të tjerë u plagosën sot në mëngjes, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në një klub nate.

Një zyrtar i policisë e përshkroi situatën në klubin e natës “të tmerrshme”. Ai tha se në momentin kur u hap zjarr, në klub ndodheshin me qindra njerëz.

Sipas policisë disa persona u përfshinë në mosmarrëveshje brenda në lokal, një situatë që doli jashtë kontrollit dhe u përshkallëzua në përdorim të armëve.

Një nga stacionet televizive lokale raportoi se disa nga viktimat kanë marrë dëmtime të mëdha që u rrezikojnë jetën.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse ka pasur të ndaluar lidhur me ngjarjen ndërsa thonë se arsyet mbeten ende të paqarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat