Pritë me armë udhëtarëve në Rrugën e Kombit

Kronikë e zezë

Pritë me armë udhëtarëve në Rrugën e Kombit

Më: 31 mars 2017 Në ora: 20:05
Policia shqiptare

Persona të armatosur kanë dalë gjatë natës në Rrugën e Kombit. Lajmi është bërë i ditur burime të policisë, të cilat kanë thënë se kanë nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat që me armë kanë kërcënuar udhëtuarët.

Denoncimi ka ardhur mesnatën e djeshme ku një shqiptar nga Kosova ishte duke udhëtuar nga Suedia për në vendin e tij.

Qytetari i identifikuar si Rexhep B., ka denoncuar në polici se rreth orës 23:00 ishte ndaluar në një karburant në Rrugën e Kombit.

Por pasi ka ndaluar makinën aty kishte dalë një person me kallashnikov në dorë. Menjëherë ai kishte telefonuar policinë. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Ndërkaq një patrullë e ka shoqëruar atë deri në dogën e Morinit. Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat që kanë dalë me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat