Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Hajvali të Prishtinës, i cili pas një mos marrëveshjeje, kishte goditur me sëpatë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime.
Rasti ka ndodhur dje në ora 14.55, njofton sot Policia e Kosovës.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.