Një punonjës policie në Fushë Krujë, vetëplagoset me armën e detyrës

Kronikë e zezë

Një punonjës policie në Fushë Krujë, vetëplagoset me armën e detyrës

Më: 11 prill 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Një punonjës policie në Fushë Krujë, plagosi sot veten me armë, në orët e para të mëngjesit.

Policia e pyetur nga noa.al, sqaroi se 39- vjeçari T.M., punonjës policie, ka shkrepur armën duke hipur në makinë.

Sipas policisë, shkrepja e armës është bërë aksidentalisht teksa 39-vjeçari ka qenë duke u ulur në mjet, çka për pasojë ka shkaktuar plagosjen në këmbë.

Efektivi i policisë u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat