Policia jep detaje për vrasjen në Matkë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen në Matkë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 18:44
Ilustrim

Policia ka dhënë detajet nga incidenti i sotëm që ndodhi në Matkë, ku mbet i vdekur një djalosh i ri. Nga policia thonë se kësaj tragjedie i ka paraprirë një zënë dhe përleshje fizike.

““Sot rreth orës 15:00 në hyrje të fshatit Matkë në Shkup, pas mosmarrëveshjes paraprake dhe përleshjes fizike E.A (1998) nga fshati Shishovë ka ther me thikë H.L (2000) nga fshati Saraj, në pjesën e gjoksit, duke e lënë të vdekur në vendngjarje. Autori është kapur menjëherë dhe është dërguar në stacionin policor Gjorçe Petrov”, kanë thënë për TV Shenja nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat