Vrasja në Matkë, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Vrasja në Matkë, arrestohen dy të dyshuar

Më: 17 prill 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Autoritetet policore kanë arrestuar dy të rinj të dyshuar për vrasjen e së shtunës  të një 17-vjeçari në Matkë  të Shkupit.

Për të dyshuarin e parë si autor të drejtpërdrejtë të vrasjes është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Për të dyshuarin e dytë për pjesëmarrje në rrahje është caktuar masa për kujdes, ndalesë për dhënien e pasaportës, ndalesë për ta lëshuar vendbanimin, ndalesë që të iu afrohet disa personave konkret dhe detyrim për paraqitje në gjykatë.

Nga Prokuroria informojnë se i presin rezultatet nga obduksioni i viktimës dhe rezultatet e analizave të AND-së bashkë me ekspertizën e të gjitha gjurmëve.

Incidenti në Matkë filloi me një zënkë banale të tre djemve nga Shishova me një djalë nga Saraji, i cili pas fjalëve u sulmua edhe fizikisht. 17 vjeçari thirri në ndihmë vëllanë e tij, që mbeti i lënduar gjatë zënkës.

Zënka përfundoi tragjikisht me një të mitur të vdekur, një adoleshent të lënduar me armë thike në pjesën e gjoksit, dhe të rinjtë e tjerë që akuzohen njëri drejtpërdrejt për vrasjen, e tjetri për pjesëmarrje në një rrahje që përfundoi tragjikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat