33 të arrestuar në Itali, mes tyre 6 shqiptarë

Kronikë e zezë

33 të arrestuar në Itali, mes tyre 6 shqiptarë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:30
Ilustrim

Gjatë një aksion të policisë italiane, mësohet se janë vënë në pranga 33 persona, ku nga këta, 27 italianë dhe 6 shqiptarë.

Mësohet se arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi të koduar “Old story-Eden”, i drejtuar nga skuadra mobile e Milanos, të cilët kishin venë nën monitorim një grup kriminal.

Grupi në fjalë bënte investime të mëdha në tregun e drogës, ku analizimi i lëvizjes së parave ka bërë të mundur që policia të arrijë tek grupi i trafikantëve, italianë dhe shqiptarë.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar rreth 22 kg kokainë, 30 kg marijuanë, 1.5 kg hashash, një pistoletë pa leje, një armë lufte me municione dhe rreth gjysmë milioni euro para Cash.

Po ashtu, mediat italiane bëjnë me dije se është vendosur edhe sekuestroja preventive për 11 automjete, 10 prona të paluajtshme, 32 llogari bankare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat