Vlorë, kapen 368 kilogramë kanabis në det

Kronikë e zezë

Vlorë, kapen 368 kilogramë kanabis në det

Më: 17 prill 2017 Në ora: 20:21
Vlorë

Policia kufitare e Vlorës ka sekuestruar 368 kilogramë Cannabis Sattiva në Gjirin e Karaburunit

Fillimisht u gjetën dy pako në bregdetin e zonës së quajtur “Shën Jani”, ndërsa rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera.

Në total u sekuestruan 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat