Policia mësyn në Vithkuq të Korçës, gjenden drogë dhe armë

Kronikë e zezë

Policia mësyn në Vithkuq të Korçës, gjenden drogë dhe armë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 10:13
Gjësendet e konfiskuara

Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja në lidhje me drogën e gjetur ditën e djeshme në fshatin Vithkuq.

Burime zyrtare bënë me dije se janë vënë në pranga Janaq Qirici, 52 vjeç, banues në Vithkuq dhe Aldo Kita, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e Janaq Qirici  në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, konkretisht në pjesën e tavanit  u gjet një sasi prej :

23 KG me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa e vendosur në 10 (dhjetë) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër bar-kafe në pronësi po të këtij tij, në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën :

3(tre) aparatura lojëra fati,

1(nje) arme gjahu pa leje,

2(dy) pajisje  grirëse për lëndë narkotike të llojit  “Canabis Sativa”.

Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative dhe kanë konstatuar e goditur edhe një rast tjetër të prodhimit e shitjes të lëndës narkotike e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Pandeli Dine, 31 vjeç, banues në fshatin Vithkuq.

Si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij A.H, 24 vjeç, banues në Fier .

Kjo pasi në banesën e Pandeli Dines, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale një sasi prej 137 KG lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë, 2 armë zjarri dhe municion luftarak si dhe 1 (një) autoveturë tip kamionçinë e markës “Mitsubishi”  me targë AA 747 EF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat