Dorëzojnë armë pa leje

Kronikë e zezë

Dorëzojnë armë pa leje

Më: 20 prill 2017 Në ora: 12:13
Ilustrim

Pas një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit mashkull të kombësisë shqiptare dhe dy djemve të tij, të njëjtit kanë raportuar në polici për posedim të armëve pa leje.

Të njëjtit më pas në stacionin policor në Viti kanë dorëzuar një armë automatike me tre karikatorë dhe 150 fishekë të cal-9 mm, një revole “Parabellum” me dy karikatorë dhe 36 fishekë të cal-9 mm, një revole “TT” me një karikator dhe 17 fishekë.

Me urdhër të prokurorit rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt, njofton të enjten Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat