Dy të plagosur pas të shtënave me armë mes dy grupesh në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy të plagosur pas të shtënave me armë mes dy grupesh në Prishtinë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet të enjten në mbrëmje dy grupe kanë shtjer me armë zjarri ndaj njëra – tjetrës.

Policia pas marrjes së informatës ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur një gëzhojë.

Pas mosmarrëveshjes së kanë pasur këto dy grupe e që kanë rezultuar me përdorim të armëve, dy veta kanë mbetur të lënduar. Ata më pas kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor nga ndihma e shpejtë dhe më pas janë liruar.

Kurse të dyshuarit janë arratisur, por që janë të njohur për policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat