Sulmon me shufër metali, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon me shufër metali, arrestohet

Më: 29 prill 2017 Në ora: 13:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi kishte goditur me shufër metali një person tjetër.

Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishin personat në fjalë në rrugën “Driton Islami”, njofton të shtunën Policia e Kosovës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat