Banditë me maska dhe me armë sulmojnë fierakun në shtëpi, i grabisin mijëra euro

Kronikë e zezë

Banditë me maska dhe me armë sulmojnë fierakun në shtëpi, i grabisin mijëra euro

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 08:50
Ilustrim

Një shtëpi është sulmuar në Zhupan të Fierit gjatë natës nga banditë të armatosur dhe me maska.

Policia  e Fierit njoftoi se në datën 4.06.2017, rreth orës 4:30, në fshatin Zhupan, shtetasit A.L, 63 vjeç, në banesë, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 10 mijë euro dhe një armë gjahu.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat