Katër të plagosur në Pejë, ja detajet e shkëmbimit me armë zjarri

Kronikë e zezë

Katër të plagosur në Pejë, ja detajet e shkëmbimit me armë zjarri

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 15:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -Dy nga katër të plagosurit në Pejë, të moshës 30-vjeçare, i janë nënshtruar operimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa raportohet se njëri nga ta është në gjendje kritike për jetën.

Merr vesh se plagosja e katër personave në Pejë ka ndodhur për shkak të problemeve pronësore.

Ndërkaq, në raportin e Policisë për këtë rast thuhet se personat e plagosur në këtë rast janë: B.K. m/k/sh (1983), N.K. m/k/sh (1976) B.R. f/k/sh (e mitur) dhe G.L. m/k/sh (i mitur)

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05 njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër (4) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri (3) armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme. Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast”.

***

Dy vëllezërit, me inicialet B.K. dhe N.K e plagosur sot në qytetin e Pejës, tashmë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ata për momentin janë duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

Kujtojmë se në pasditen e sotme katër persona janë plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri. Dy nga ta kanë qenë kalimtar të rastit.

Ndërkohë që Policia Rajonale në qytetin e Pejës, tashmë ka arrestuar katër persona si të dyshuar për involvim në këtë plagosje. Janë sekuestruar 3 armë zjarri. Motivet e plagosjes mendohet të jenë për arsye pronësore.

***

Policia e Pejës jep detaje në lidhje me plagosjen që ka ndodhur sot në Pejë

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” rreth orës 15:00.

 “Njësitet relevante të policisë së Kosovës menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe sipas të dhënave të para është mësuar se nga të shtëna me armë zjarri janë të plagosur katër persona, dy   nga të plagosurit ishin të involvuar në rast, ndërsa dy personat e mitur ishin kalimtar rasti.

“Të plagosurit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për t’ju ofruar  ndihma adekuate mjekësore me ç ‘rast dy (2) nga të plagosurit  (të involvuarit) në këtë rast nën përcjelljen e Policisë së Kosovës janë dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, sipas vlerësimit të ekipit mjekësor të Spitalit Rajonal Pejë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personat e plagosur në këtë rast janë: B.K. m/k/sh (1983), N.K. m/k/sh (1976) B.R. f/k/sh  (e mitur) G.L. m/k/sh  (i mitur)

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05  njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër (4) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri (3) armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme.

Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.

***

Drejtori i Spitalit rajonal të Pejës Skënder Dreshaj tha se katër persona janë plagosur sot në Pejë nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas Dreshajt dy nga të plagosurit janë fëmijë, por të cilët janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa dy të moshës së rritur janë dërguar në QKU.

 "Dy persona të moshës së mesme që kanë marrë plagë të enëve të gjakut dhe boshtit të kurrizit pas trajtimit këtu janë dërguar në QKU”, tha Dresha.

 Policia në Pejë ende nuk ka dhënë detaje për këtë rast.

 Katër të plagosur dy prej tyre janë fëmijë në gjendje të mirë jashtë rrezikut dy tjerë të moshës më të mesme enëve të gjakut dhe boshtit tëkurrizit pa përgatitjes janë dërguar në QKU.

***

Në Pejë sot kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë se të shtënat kanë ardhur nga armë të ndryshme si kallashnikovë.

Media ka siguruar videon ekskluzive nga vendi i ngjarjes në të cilën shihen disa persona me armë në duar te futen në veturë. Vetura largohet në drejtim ende të panjohur.


 

***

Katër të plagosur është rezultati i të shtënave me armë zjarri në qytetin e Pejës gjatë pasdites së sotme.

Këtë e kanë konfirmuar nga Spitali rajonal i Pejës, të cilët kanë bërë të ditur se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor në spital.

Ndërkohë, gjithashtu merret vesh se nga të plagosurit, kalimtarë të rastit, është edhe një fëmijë. 

***

Në Pejë para disa minutave kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë se ka pasur të shtënat kanë ardhur nga armë të ndryshme si kallashnikovë.

 Policia nuk di për shumë detaje për këtë rast pasi që ka ndodhur pak më herët.

 Zëdhënësi i Policisë Xhevat Ibra tha për kp se ende nuk kanë asnjë informatë pasi që rasti ka ndodhur pak më herët.

 Ai tha se më vonë do të dalin me detaje tjera.

 Dëshmitarët që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes thonë se ka edhe të plagosur. Nga vendi i ngjarjes dhe shihet se ka karrige të përmbysura dhe shihet edhe Policia në vendin e ngjarjes.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat