Kokainë mes orizit dhe sheqerit, arrestohet 46-vjeçari

Kronikë e zezë

Kokainë mes orizit dhe sheqerit, arrestohet 46-vjeçari

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 17:41
Pamje nga aksioni

Një 46-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi në makinën e tij u zbuluan dhe u sekuestruan 46 gramë kokainë.

Bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi Elton Gjini në Lezhë. Ai u arrestua nën akuzën “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu bëhet e ditur se sasia e kokainësu gjert në makinë, në një qese me pako oriz dhe sheqer.

Ndërkohë mësohet se u ndalua dhe shtetasi Astrit Tafaj, 38 vjeç, lindur në Malbardhë – Kurbin. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotikëve” parashikuar nga nenet 284/2 , 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat