Një vrasje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Mësohet se viktima është shtetasi Fatjon S. , 27 vjeç. Raportohet se i ndjeri është ekzekutuar në hyrje të pallatit, në rrugën e spitalit.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.