Godet veturën e Policisë, lëndohen dy policë

Kronikë e zezë

Godet veturën e Policisë, lëndohen dy policë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 10:47
Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij, nën ndikim të alkoolit ka fyer një qytetar dhe pasi që patrulla ka tentuar që ta ndalë të dyshuarin, i njëjti ka tentuar që të ikë me veturë nga vendi i ngjarjes duke goditur veturën zyrtare të Policisë.

Sipas Policisë përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy pjesëtarë të Policisë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat