Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Dobresh të Vitisë, të cilët pas një mos marrëveshjeje kanë kërcënuar katër persona tjerë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.