Ky është 29 vjeçari që vrau sot nënën dhe babain e tij

Kronikë e zezë

Ky është 29 vjeçari që vrau sot nënën dhe babain e tij

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 12:51
Leonard Nika

Kjo është fytyra e Leonard Nikës, 29 vjeçari i cili vrau me çifte nënë dhe babain e tij në fshatin Xhafzotaj në Durrës.

Ngjarja makabre ndodhi këtë paradite. Policia bëri me dije disa minuta pas aktit se ka arrestuar të riun dhe ka nisur hetimet për shkaqet që sollën krimin e dyfishtë në familje.

Sipas dëshmive të fqinjëve të tij në ZHfzotaj, Leonard Nika kishte rreth një vit që ishte kthyer nga emigrimi në Itali. 

Fqinjët e kanë karakterizuar si një person të çuditshëm, i cili nuk i fliste asnjërit në fshat dhe që shfaqte sjellje të dyshimta. Nga ana tjetër, në lidhje me dy prindërit e Leos, fqinjët janë shprehur se ishin persona të urtë dhe të mirë.

Më poshtë fotot e vrasësit të dyshuar:

Dëshmitë e komshinjve 

Fqinji: Jo nuk di gjë. Por tip i mbyllur, po ta takoje mund të qëllonte që të thoshte mirëmëngjes, mundet që jo. Prindërit ishin njerëz të mirë. Jetonte me ta, nusen dhe një vajzë. Nuk i kam dëgjuar asnjëherë të debatojnë, as sot se do kisha dalë. Burrë e grua ishin pensionistë, njëri ka pas punuar infermier. Djali lëvizte andej-këndej, herë në Francë.

Komshiu: I njohim shumë mirë, njerëz të mrekullueshëm. Djali kishte depresion asgjë tjetër. Viktimat ishin pensionistë, prej 15 vitesh. Kishim hyrje-dalje me ta.

Fqinja: Që kur kanë ardhur në ’95 dhe deri sot familje më e urtë, pa zenka, si djali i madh, si gocat që i ka pas jashtëzakonisht e mirë. As për djalin nuk kam çfarë them se rrinte jashtë më shumë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat