Djali që vrau prindërit e tij, dyshohet se luante bixhoz

Kronikë e zezë

Djali që vrau prindërit e tij, dyshohet se luante bixhoz

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 07:48
Leonard Nika

Një krim brenda familjes tronditi këtë mëngjes Xhafzotajn në Durrës, ku djali ka vrarë me armë zjarri të llojit çifte dy prindërit e tij.

Sipas informacioneve nga Policia e Durrësit, krimi i rëndë ndodhi në familjen Nika, ku autor është djali, Leo Nika, 29 vjeç.

Ai ka qëlluar për vdekje dy prindërit e tij, babanë Ali Nika 70 vjeç, dhe nënën Junije, 66 vjeçe.  Paraprakisht dyshohet se autori në momentin e arrestimit ka qenë i dehur.

Fqinj të familjes Nika, thonë për “DurrësLajm”, se autori kishte qenë më parë emigrant në Itali dhe ishte kthyer para disa vitesh. Ai është i martuar dhe babai i një vajze. Sipas fqinjëve, 29-vjeçari jetonte më shumë në shtëpinë e nuses dhe sipas fjalëve që qarkullonin në fshat, ai luante bixhoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat