Atentat me armë zjarri në Shkodër, vritet 40-vjeçari

Kronikë e zezë

Atentat me armë zjarri në Shkodër, vritet 40-vjeçari

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 00:28
Shkoder

Pak para mesnatës, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Dritan Ymeri, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Ilir Alija dhe për pasojë, Aliaj ka humbur jetën.

Nga njoftimi paraprak i policisë Shkodër, bëhet me dije se ka mbetur i vrarë, Ilir Alija, 40 vjeç.

Policia e Shkodrës dhe FNSH-ja ndodhet në vendngjarje dhe kanë rrethuar autorin i cili dyshohet se gjendet i armatosur në banesën ku ka ndodhur vrasja.

Njoftim paraprak nga Drejtoria e Policisë Shkodër

Shkodër- Informacion Paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për  nje vrasje  të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.

Me marrjen e njoftimit,  shërbimet e Policisë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:

Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave  ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.

Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë,  e cila  është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat