Aksident në Ferizaj, këmbësori 3 vjeçar humb jetën

Kronikë e zezë

Aksident në Ferizaj, këmbësori 3 vjeçar humb jetën

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 21:20 minuta në oborrin e stacionit të autobusëve në Ferizaj, ku si pasojë një këmbësor ka humbur jetën.

Sipas raporteve të para, ngasësi i autobusit me targa lokale,  B.P. (64 vjeç), fillon lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë godet këmbësorin A.K. (shtetas i Shqipërisë 3 vjeçar) , me ç’rast  viktima  pëson lëndime të rënda trupore.

“I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari  nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat