Hajnat dhe Policia gjuhen me armë mes vete

Kronikë e zezë

Hajnat dhe Policia gjuhen me armë mes vete

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Një grabitje e armatosur te qendra tregtare ETC në Graçanicë rreth orës 00:40 pas mesnatës së ditës së sotme ka bërë që grabitësit të gjuajnë policët me armë zjarri.

Burime të KP pranë vendit të ngjarjes kanë treguar se të dyshuarit pasi që kanë vërejtur se janë në ndjekje të policisë gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët gjatë reagimit janë detyruar që t’iu kundërpërgjigjen të shtënave.

Pas kësaj, të dyshuarit kanë braktisur veturën në të cilën ndodheshin dhe të njëjtit kanë ikur në këmbë.

Rastin, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë të plagosur.

“Deri ne këto momente nuk është raportuar për ndonjë të plagosur në këtë shkëmbim zjarri përderisa vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe hetime intensive janë në proces nga njësitet kompetente policore”, tha ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat