E diela e zezë, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur nga aksidentet në rrugët e Shqipërisë

Kronikë e zezë

E diela e zezë, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur nga aksidentet në rrugët e Shqipërisë

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 00:03
Ilustrim

Pas një të shtune të zezë, gjatë së cilës u mbytën në det 4 të rinj edhe e diela ka qenë një ditë e tillë. Por me ndryshimin se gjatë ditës së sotme kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja të rënda.

3 persona kanë ndërruar jetë dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidentet kanë nisur që në mesditë dhe janë mbyllur në mbrëmje. Në aksident u përfshi edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj e dy persona të tjerë.

Ata u aksidentuar në Maqedoni.

Një aksidenti në të cilin janë përfshirë tre makina ka ndodhur pasditen e sotme rreth orë 18:33 në aksin rrugorë Lezhë – Shkodër, ku një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur.

Një prej të plagosurve është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes kritike në të cilën ai ndodhej.

Viktima  është një shqiptar nga Kosova, 39-vjeçar, me iniciale B. N., emigrant në Gjermani, i cili ishte duke u kthyer për pushime pranë familjes.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur pranë fshatit Bilisht, në kryqëzimin e Blinishtit, ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për të mundësuar rifillimin e lëvizjen normale të automjeteve në këtë aks rrugorë.

Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur  pasditen e kësaj të diele në autostradën Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Cakran, ku një 88- vjeçare ka humbur jetën.

Mësohet se makina tip “Skoda” me targa “ZKY 1790”, e drejtuar nga 54- vjeçari, Thanas Shollo, ka dalë nga rruga. Në automjet ndodhej gjithashtu edhe nëna e 54- vjeçarit, Athina Shollo, 88 vjeç, e cila fatkeqësisht nuk ka arritur ti mbijetonte aksidentit.

Gjithashtu ka mbetur i plagosur djali 8- vjeçar i drejtuesit të mjetit, i cili është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Edhe në Gjirokastër është regjistruar një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një 87- vjeçari. Mësohet se aksidenti ja ndodhur në aksin rrugor, Gjirokastër- Kakavijë,  ku në anë të një kanali është gjetur i pajetë 87- vjeçari Andon Qurku, nga Saranda.

Policia bën me dije se shoferi i cila e ka aksidentuar 87- vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që trupi i viktimës pasi është identifikuar është dërguar drejt murgut të Gjirokastrës, për ta marrë familjarë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat