Vrasja e 33-vjeçarit në lokalin tek Uji i Ftohtë, arrestohet njëri nga autorët

Kronikë e zezë

Vrasja e 33-vjeçarit në lokalin tek Uji i Ftohtë, arrestohet njëri nga autorët

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:25
Ergys Gjioveshaj

Tre muaj pas vrasjes së  33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj Vlorë, policia ka vënë në pranga një tjetër autori, i cili dyshohet se ka lidhje me krimin.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm kriminalë) Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambjentet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Gj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë”,sqaron policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/dh; 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat