Një burrë nga Peja ka tentuar të lajë borxhin që e kishte duke dhënë një veturë të cilën e kishte marrë me qira.
Një person nga Peja është arrestuar nën dyshimet se ka mashtruar një kompani duke larë borxhin e tij me veturën që kishte marrë me qira.
Sipas raportit ditor të policisë, i arrestuari kishte borxh në vlerë prej 650 euro dhe për këto para i kishte dorëzuar veturën e marrë me qira një personi të tretë.
Arrestimi është bërë në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë, ndërsa të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.