Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në një fshatin Dardhë në Shosh të Shkodrës.
Nga të dhënat e para mësohet se shtëpia është djegur plotësisht, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar, pasi 8 pjesëtarët e familjes janë shpëtuar.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.