Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Gjakovë

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Gjakovë

Nga: B.S Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Qerim të Gjakovës.

Policia njofton se një person është arrestuar, i cili ka shkaktuar aksidentin, përcjell Bota sot.

Personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari gjatë trajtimit mjekësor mbetet nën mbikëqyrje policore deri në vendimin e ardhshëm./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat